LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan: Conte mi dha vetëm tetë minuta lojë dhe më fajësoi për gjithçka

Nainggolan: Conte mi dha vetëm tetë minuta lojë dhe më fajësoi për gjithçka
(Foto: Instagram/radja_nainggolan_l4)

Futbollisti belg, Radja Nainggolan, ka thënë se Antonio Conte ia kishte dhënë vetëm tetë minuta lojë te Interi dhe në fund e kishte bërë përgjegjës për gjithçka.

Mesfushori është kthyer në huazim te Cagliari për pjesën e mbetur të sezonit 2020/2021 dhe ka rrëfyer se ishte ndier keq kur trajneri e kishte fajësuar për të gjitha gabimet e skuadrës.


“Te Nerazzurrët kam pasur një trajner të shkëlqyer, por u lëndova kur ai mi dha vetëm tetë minuta të ndeshjes dhe pastaj më bëri përgjegjës për gjithçka”.

(Foto: Instagram/radja_nainggolan_l4)

“Çfarë mund të bëja për tetë minuta? Nuk nxita kurrfarë kundërthënie atëherë dhe nuk e bëj as tash. Kështu ndodhi”.

Zyrtare: Nainggolan rikthehet te Cagliari
Lexo po ashtu Zyrtare: Nainggolan rikthehet te Cagliari

“Jam i shëndetshëm. Nuk mungoj në asnjë seancë stërvitore, nuk vonohem asnjë minutë”, ka deklaruar Nainggolan për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/