LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan bashkohet me De Rossin, transferohet te Spal

Nainggolan bashkohet me De Rossin, transferohet te Spal

Radja Nainggolan është rikthyer sërish në Itali pas një viti e gjysmë të kaluara në Belgjikë.

Mesfushori belg është futbollisti më i ri i skuadrës italiane SPAL, që militon në Serie B italiane.


34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me Spal, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Në fakt Radja ka stërvitur që disa ditë me Spalin dhe trajneri Daniele De Rossi e ka parë nga afër se belgu është në formë duke dhënë dritën e gjelbër për kontratën.

Për Nainggolanin është një ribashkim me Daniele De Rossin ku për disa vite qëndruan së bashku te Roma dhe ishin miq shumë të ngushtë.

Spal e ka fituar garën për Ninjan me dy skuadrat tjera italiane Cagliari dhe Monza.

Ish-reprezentuesi belg qëndroi për 17 vite në Itali nga 2004 deri më 2021 duke luajtur për skuadrat si Piacenza, Calgiari, Roma dhe Inter. /Telegrafi/