LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Shtrëngimi i duarve Thaçi-Kurti në aktivitete ceremoniale, nuk është pajtim për gjithçka e me këdo

Nagavci: Shtrëngimi i duarve Thaçi-Kurti në aktivitete ceremoniale, nuk është pajtim për gjithçka e me këdo
Arbërie Nagavci nga LVV në një intervistë për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se jo të gjitha aktivitetet e të gjitha takimet u pëlqejnë qytetarëve, duke shtuar se dikush ka mendime ndryshe, e dikush ka zili.

Nagavci duke komentuar shtrëngimin e duarve mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se shtrëngimi i duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, transmeton Telegrafi.


“Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet. Andaj, njerëz të vullnetit të mire, bashkë me ndershmëri e dashuri të punojmë për vendin! Gëzuar”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“Gëzuar 12 vjet Pavarësi Kosovë!

Në ditë festash zakonisht kemi gëzim e shpresë.

Ndjejmë dhimbje e mall për ata që s’i kemi pranë, vlerësim e respekt për ata që sakrifikuan më të shtrenjtën nga vetja që ne të festojmë në liri.

Zakonisht festat i kalojmë me familjar e miq, por festat si kjo e sotmja edhe në aktivitete nderimi!
Për vite tashmë kemi marrë pjesë në homazhe e nderime me bashkaktivistët e Lëvizjes. Sot jemi me të njejtat ideale e synime, për një shtet të zhvilluar, me integritet e sovranitet të plotë, për mëmëdheun e pavarësinë si projekt të pafund, të pandalshëm e të përhershëm.

Sot filluam aktivitetet me ngritjen e flamurit, me nderime e vendosje kurorash në Kompleksin “ Adem Jashari” në Prekaz, tek varri i ish Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, tek varri i Veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Adem Demaçi, morëm pjesë në Seancën Solemne në Parlament ku na nderuar me pjesëmarrje edhe figura të njohura nga bota e artit, kulturës, sporit, biznesit etj,
Vijuam me Aktivitete në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në mbrëmje edhe në Pritjen Shtetërore për 12 Vjetorin e Pavarësisë.
Gjatë ditës ka pasur dhe shumë aktivitete tjera dhe personalisht më mbet merak që nuk arrita të jem e pranishme në promovimin e pamjes së re të Obileskut NEWBORN, por koleget e mia ishin aty.

Shumë aktivitete, shumë miq e shumë bashkëpunëtorë, ashtu si dhe raste kur do të dëshironim më ndryshe e më mire.

Jo të gjitha aktivitetet e të gjitha takimet u pëlqejnë të gjithë qytetarëve, dikush ka mendime ndryshe dhe këtë e respektoj, dikush ka zili e dikush ndoshta dhe smirë.

Por ne kemi marrë përgjegjësi nga qytetarët, sot jemi në detyrë, në shërbim për të gjithë. Duke ruajtur parimet, duke punuar me dashuri e përkushtim për vendin.

Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet.

Andaj, njerëz të vullnetit të mire, bashkë me ndershmëri e dashuri të punojmë për vendin! Gëzuar”, ka shkruar Nagavci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka marrë  pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kurti e Osmani shtrëngojnë duart me presidentin Thaçi, në pritjen e organizuar nga ai
Lexo po ashtu Kurti e Osmani shtrëngojnë duart me presidentin Thaçi, në pritjen e organizuar nga ai

E pranishme në këtë solemnitet është edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti Thaçi është përshëndetur me shtrëngim duarsh me kryeparlamentaren Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Ndryshe, shtrëngimi i duarve mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, ka ngjallur reagime të shumta nga ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë pohuar se Kurti ka shkelur parimet e veta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori