LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Osmani shtrëngojnë duart me presidentin Thaçi, në pritjen e organizuar nga ai

Kurti e Osmani shtrëngojnë duart me presidentin Thaçi, në pritjen e organizuar nga ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr  pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

E pranishme në këtë solemnitet është edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Telegrafi.


Presidenti Thaçi është përshëndetur me shtrëngim duarsh me kryeparlamentaren Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Pritja solemne ka filluar me një minutë heshtje, në nder të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë organizim.

“Po 12-vite, pavarësi.  Liria edhe pavarësia u ndërtua me mund, përpjekje e sakrificë. Është meritë e secilit që të vijmë në 12-vjetorin e pavarësisë. Kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe çdo qytetar të Kosovës që kontribuuan për pavarësi”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka pohuar se pas zgjedhjeve, Kosovën e presin punë të shumta./Telegrafi/