Nacho Monreal mund të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar, pasi Real Sociedadi po tenton transferimin e tij.

Mbrojtësi spanjoll nuk po luan rregullisht te Gunners, andaj kjo mund të bëjë që ai të largohet në këtë afat në drejtim të vendlindjes së tij.

Sipas asaj që raporton Marca, Monreal tashmë ka arritur marrëveshje me Sociedadin për ta nënshkruar një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

Emery dëshiron largimin e katër lojtarëve, mes tyre edhe Mustafi Emery dëshiron largimin e katër lojtarëve, mes tyre edhe Mustafi

Në ditët e ardhshme pritet të ndodhë prezantimi i mbrojtësi spanjoll te Sociedadi, derisa Arsenali po tenton që ta bind lojtarin që të qëndrojë në Emirates edhe në këtë sezon.

Monreal ka kaluar shtatë sezone në fanellën e skuadrës londineze, ndërsa Sociedadi e sheh si një lojtar që mund t’u ndihmojë shumë, shkaku i përvojës që ka. /Telegrafi/