LAJMI I FUNDIT:

“Na falni, ju kemi gënjyer për 13 vite”: Japin dorëheqje tre gazetarë në Iran

“Na falni, ju kemi gënjyer për 13 vite”: Japin dorëheqje tre gazetarë në Iran

Të paktën dy prezantues që punojnë për transmetuesin shtetëror iranian IRIB kanë njoftuar se kanë hequr dorë nga puna e tyre, me një të tretë që ka thënë se është larguar disa kohë më parë pasi kishte thënë gënjeshtra në emër të shtetit për 13 vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një nga gazetarët, Gelare Jabbari, kërkoi falje përmes një postimi në Instagram, duke shkruar: “Ishte shumë e vështirë për mua të besoja se njerëzit tanë janë vrarë. Më falni që e mësova këtë vonë. Dhe më falni për 13 vjet që ju thashë gënjeshtra”.


Ndërsa Zahra Khatami la punën e saj në IRIB, duke thënë: “Faleminderit që më pranuat si moderatore deri më sot. Nuk do të kthehem kurrë në TV. Më falni”.

Bashkëpunëtorja e saj Saba Rad tha: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në të gjitha vitet e karrierës time. Unë njoftoj se pas 21 vitesh duke punuar në radio dhe TV, nuk mund të vazhdoj punën time në media. Nuk mundem”.

Sipas The Guardian, deklaratat e gazetarëve janë pjesë e një krize besimi pas përpjekjeve fillestare të zyrtarëve të shtetit për të mohuar që aeroplani ukrainas ishte qëlluar gabimisht nga anëtarët e forcave të mbrojtjes ajrore të Gardës Islamike (IRGC).

Kriza po çon madje disa nga agjencitë e lajmeve të lidhura më ngushtë me regjimin që të fillojnë raportimin për protestat në rrugë, ose të paktën për të filluar adresimin e akuzave për një mbulim të mundshëm të shtetit.

Duke folur në Radio BBC Sot, Ghanbar Naderi, një komentues në shtypin shtetëror të Iranit Press TV, pranoi: “Ka pak besim në qeveri dhe njerëzit duan më shumë liri. Gënjeshtrat që ata thanë për rrëzimin e aeroplanit [kanë] humbur besimin e publikut. Trupat e Gardës Revolucionare Islame e dinë shumë mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori