Muzikë e akullt (Video)


Artisti Terje Isungset ka vite që punon dhe luan në instrumente muzikore të punuara nga akulli, shkruan Daily Mail. Nga akulli ai ka punuar kitara, harfa, trumbetë dhe iceridoo, versionin e akullt të digeridooas australiane.
Thotë se secili instrument prodhon një zë të veçantë dhe unik. “Më duhet t’i dëgjojë instrumentet e mia. Në vend se të vendosë se si do të tingëllojnë, instrumentet vetë e përcaktojnë çfarë tinguj do të lëshojnë. Nuk mund të bëjë prova me to pasi secilën herë lëshojnë tinguj tjerë”, tha Terje.
Ai thotë se disa herë ka luajtur në këto instrumente në temperatura të ulëta deri në minus 30 gradë celsius.
“Me afrimin e temperaturës drejt zeros, instrumentet shkrihen dhe humbin kualitetin e zërit dhe tingëllojnë si ujë”, tha Terje. Nami i këtyre instrumenteve u bë i madh pasi ai themeloi festivalin e muzikës së “akullt” në Norvegji.
Thotë se instrumentet më të mira muzikore i punon nga akulli i cili gjendet në akullnajat në veri të Suedisë. Dëgjojeni muzikën e tij në video: /Telegrafi/




































