LAJMI I FUNDIT:

Muqolli: Besa e pakonkurrencë në vitet e fundit

Muqolli: Besa e pakonkurrencë në vitet e fundit

Klubi i hendbollit nga Peja, Besa Famiglia, të hënën fitoi titullin e dhjetë të kampionit në 17 vjetët e pasluftës në Kosovë.

Javë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës, që për klubin pejan ishte i teti në këtë periudhë, shkruan sot “Koha Ditore”. Suksese të mëdha kishte edhe para luftës dhe gjithë këto e bëjnë skuadrën më të madhe në vend.


“Sidomos në tre vjetët e fundit Besa është e pakonkurrencë”, thotë trajneri i Besës, Arben Muqolli.

Muqolli pjesë e Besës ishte në dy periudhat e dominimit të saj, si lojtar dhe tash si trajner. Ai është krenar me ekipin, që në tre vjetët e fundit ka pësuar vetëm një humbje.

“Tre vjet më parë në plejof kemi pësuar humbjen e fundit nga Prishtina dhe është dashur ta luanim edhe ndeshjen e tretë në Pejë për ta fituar titullin”, shtoi për fund.