LAJMI I FUNDIT:

Munishi: Blend Baftiu ka katër oferta serioze nga klubet austriake dhe turke, oferta ka edhe për Hoxhën dhe Topallin

Munishi: Blend Baftiu ka katër oferta serioze nga klubet austriake dhe turke, oferta ka edhe për Hoxhën dhe Topallin

Trajneri i KF Ballkanit, Ismet Munishi ka folur për lëvizjet që pritet të bëhen nga futbollistët e këtij klubi.

Munishi në RTV Dukagjini ka folur për të ardhmen e njërit prej më të përfolurve të këtij sezoni, sulmuesit Blend Baftiu.


Ai ka thënë se Blendi duhet të zgjedh skuadrën që i përshtatet karakterit të tij.

“Talentin e Blendit në fushë e kanë parë të gjithë. Unë kam zbuluar se ka një karakter shumë fisnik. Kam pasur shumë kujdes në sjelljet ndaj tij. Ndoshta karakteri i tij e ka penalizuar në skuadrat paraprake. Ai nuk ka dëshirë komunikimin e vrazhdë. Suhareka e ka pritur shumë mirë për atë arsye ka pasur sukses”, tha Munishi, përcjell Telegrafi.

Blend Baftiu, njeriu i golave në edicionin 2019/2020
Lexo po ashtu Blend Baftiu, njeriu i golave në edicionin 2019/2020

Munishi thotë se Blendi ka oferta nga Austria dhe nga dy klube turke.

“Ai do të vendos së bashkë me familjen. Nëse neve na kërkohet ndonjë këshillë ne do të japim ato këshilla. Sigurisht menaxherët e tij e kanë promovuar jashtëzakonisht mirë sidomos para skuadrave evropiane. Është shumë e mundshme që Blendi të kalojë në Austri por është shumë e mundshme që ai të kalojë edhe në Turqi pasi ka dy oferta konkrete”.

Formacioni më i mirë në IPKO Superligë për sezonin 2019/2020
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në IPKO Superligë për sezonin 2019/2020

Trajneri i KF Ballkanit thotë se edhe për Arbër Hoxha dhe Jetmir Topallin ka oferta nga klubet e jashtme.

“Nga Kroacia janë interesuar për Jetmir Topallin por unë nuk kam komunikim me menaxherët e tij. Ua kam dhënë numrin e tij për kontakte. Arbër Hoxha për momentin është i lënduar dhe nuk dua të shkojë jashtë pa u shëruar. Ai duhet të jetë i fuqishëm para se të transferohet jashtë”, deklaroi ndër të tjera Ismet Munishi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga

"Do ta mbaj për vete atë që mendoj" - Araujo nuk përgjigjet direk për Gudoganin, por lë shumë për të kuptuar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori