LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë në IPKO Superligë për sezonin 2019/2020

Formacioni më i mirë në IPKO Superligë për sezonin 2019/2020

Edicioni 2019/2020 pas shumë peripecive është mbyllur këtë javë që e lamë pas, me Dritën që e ka fituar titullin e kampionit.

Drita dhe Gjilani, e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, gjithsej 68.

Drita ishte shpallur kampion një xhiro para fundit të kampionatit, pasi kishte tri pikë më shumë se Gjilani dhe ishte e sigurt që në çdo variant, edhe ky që erdhi në fund, do të ishin kampion.

Kjo pasi sipas sistemit që përdorët në Superligë, në rast të pikëve të barabarta, shikohen ndeshjet mes dy ekipeve, shkruan Telegrafi.

Pas Dritës e Gjilanit, doli Ballkani me një pikë më pak, 67.  Prishtina e mbylli edicionin si e katërta me 62 pikë, ku së bashku me Ballkanin, garat evropiane do t’i kërkojnë përmes Kupës së Kosovës.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin më të mirë për edicionin 2019/2020, duke u bazuar në sukseset individuale, por edhe të skuadrave.

Çdo zgjedhje tonën jemi munduar që ta argumentojmë me statistikat të lojtarëve këtë sezon.

Portieri

Visar Bekaj. Portieri i Prishtinës del si më i miri edhe këtë edicion. Ai fitoi në një konkurrencë të ngushtë me Kenan Haxhihamzën dhe Faton Malokun (vetëm 14 ndeshje ka mbrojtur këtë edicion).

Bekaj ka ruajtur portën në 28 ndeshje kampionate, ku ka pësuar vetëm 16 gola. Ai në 15 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me katër. Në të djathtë është Armend Thaqi, që mbetet lojtari më i mirë i Prishtinës.

Ai luajti 31 ndeshje, shënoi 6 gola dhe asistoi 14 herë. Statistika më të mira se të shumë sulmuesve.

Në qendër është muri i Dritës, Ardian Cuculi. Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut i dha siguri mbrojtjes gjilanase, ku shpesh herë me mençurin e tij, shpëtonte gola të sigurt. Ai luajti në 29 ndeshje, shënoi dy herë dhe dha tre asistime.

Në qendër ka bërë vend edhe Franc Veliu i Gjilanit. Gjiganti vlonjat, me lojën e tij ka ngrohur shumë zemra. I qetë në fushë, i saktë në veprime dhe mjeshtër i goditjeve të dënimit.  Ai luajti në 23 ndeshje kampionate, ndërsa shënoi katër gola dhe dha një asistim. Golat e tij ishin vendimtar për suksesin e Gjilanit.

Në të majtë  ka bërë vend Arbër Potoku. Mitrovicasi i Ballkanit ishte motor në krahun e majtë, ku me lojën e tij edhe sulmuesve e Ballkanit, nuk shqetësoheshin shumë për fazën mbrojtëse. 26 ndeshje, 1 gola dhe pesë harkime që u kthyen në gola.

Mesfusha

Hamdi Namani erdhi nga Llapi te Drita, ku për një vit u adaptua aq mirë, sa që të jepte përshtypjen që luan në këë klub tash e sa vite. Luajti në 30 ndeshje, ku me forcën e tij dominoi mesfushën. Një gol dhe dy asistime.

Me të në krahë është Edvin Kuç. Djaloshi nga Tuzi, ka treguar formë të hatashme këtë vit, duke qenë prej më të mirëve te Ballkani. Vraponte pa ndalur, ndëprente aksione, ndihmonte edhe në sulm. Dy gola dhe tri asistime për të këtë sezon.

Para tyre është Blend Baftiu. Ylli i ri i Superligës, pa dyshimin ishte lojtari më i mirë i këtij sezoni. Ai dhuroi spektakël këtë vit, me dëpërime, asistime dhe gola nga çdo pozitë.

Ai ishte lojtari më i vlefshëm i kampionatit me 19 gola dhe pesë asistime, duke qenë pjesëmarrës në 24 gola të skuadrës së tij.

Sulmi

Sulmi vjen me tre. Në të majtë është Gerhard Progni i Gjilanit, që shkëlqeu në sezonin e tij të parë me Skifterat.

Ai ishte alfa dhe omega e Gjilanit, ku në 29 ndeshje shënoi 12 gola dhe shtatë asistime. Për ‘shkak’ të tij Gjilani do të luajë në Ligën  Evropës.

Drita është kampion dhe sulmi nuk bën pa një lojtar kampion. Xhevdet Shabani edhe pse me shifra më të ulëta se që jemi mësuar t’i shohim sa  përket golave, ka zënë vend në formacion.

Kjo pasi përveç shtatë golave, ai ka asistuar plot 12 herë këtë edicion, i dyti më i miri në Superligë. Madje ai ka luajtur në 31 ndeshje, më shumë se të gjithë lojtarët në formacion.

Në krye të sulmit është ‘bomberi’ i Superligës, Arb Manaj. Me 18 gola dhe tri asistime në 28 ndeshje, ai ishte larg më i miri në skuadrën e tij, por edhe nga sulmuesit e Superligës.

Ai la pas sulmues me përvojë si Ahmed Januzi e Kastriot Rexha.

Trajneri i vitit

Ismet Munishi. Trajneri prishtinas mori Ballkanin pas një sezoni ku e kishte siguruar mbijetesën në xhiron e fundit. Krijoi një ekip me lojtarë të rinj dhe shumë prej tyre të papërvojë.

Shumë kush ka qeshur me të kur ka thënë se do të luajmë për titull, por ai nuk u dorëzua deri në xhiron e 32-të. Çdo lojtar i Ballkanit është rritur si në lojë ashtu edhe në çmim nën drejtimin e tij. Ai madje e dërgoi Ballkanin edhe në finale të Kupës së Kosovës.

Ardian Nuhiu dhe Gentijan Mezani, po ashtu do ta meritonin këtë çmim, por kampioni dhe nënkampioni, udhëhoqën skuadra të pjekura me lojtarë me përvojë, duke mos sjellë ndonjë risi në Superligë.

Formacioni për edicionin 2019/2020


Banka rezervë  

F. Maloku (Drita), A. Limani (Drita), F. Gërbeshi (Drita), V. Berisha (Ballkani), Jackson Fererira (Gjilani), L. Boshnjaku (Prishtina), K. Gashi (Ballkani), A. Hoxha (Ballkani), J. Topalli (Ballkani), A. Januzi (Prishtina).


/TELEGRAFI/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori