Dukagjini ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës, pasi në shtëpi mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 1-0.

Ndeshja, e vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit, u vendos nga një gol i Jeudi Stevenson në minutën e 18-të.


Sulmuesi i Dukagjinit u tregua i saktë në momentin e duhur, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase, e cila më pas arriti ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit.

Feronikeli ’74 tentoi të reagojë pas golit të pranuar, por nuk arriti ta gjejë rrjetën dhe nga Klina u largua pa pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Dukagjinit në këtë edicion, pas barazimit 0-0 me Drenicën në xhiron hapëse të kampionatit.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 vazhdon me rezultate negative në start të sezonit. Pas humbjes ndaj Gjilanit në javën e parë, skuadra nga Drenasi pësoi edhe disfatën e dytë radhazi./Telegrafi/

telegrafi sport app