LAJMI I FUNDIT:

“Më mungon ky përqafim”, Dua Lipa tregon mallin që ndjen për të dashurin pasi masat e reja kufizuese po i mbajnë të ndarë

“Më mungon ky përqafim”, Dua Lipa tregon mallin që ndjen për të dashurin pasi masat e reja kufizuese po i mbajnë të ndarë

Ajo u zhvendos përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në tetor, pasi ishte zhvendosur në ShBA gjatë verës për të qenë afër të dashurit të saj Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa, 25 vjeçe, qartë e tregoi se po i mungon Anwar, 21 vjeç, siç tregohet nga dy fotografi intime që ajo ndau me ndjekësit në Instagram të enjten, shkruan DailyMail.


Imazhet tregojnë një Dua me flokë të kuqërremtë dhe fytyrën e saj “të shtypur” me dashuri nga Anwar në një përqafim intim.

Imazhi tjetër tregon këngëtaren e hitit “One Kiss” duke u puthur ëmbël në hundë.

Dyshja duken të dashuruar deri në maksimum në të dy fotografitë, dhe Dua shkroi në përshkrimin e fotografisë “Më mungon kjo”.

Dua ka punuar shumë këtë vit, duke vazhduar të nxjerrë muzikë të re pavarësisht nga pandemia globale.

Lëvizja e saj në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu nuk e ka mbajtur mbrapa nga angazhimet e saj në ShBA: Ajo kohët e fundit mbajti një lidhje direkte nga shtëpia e saj në londër për emisionin e famshëm “The Tonight Show with Jimmy Fallon”. /Telegrafi/