Përplasje mes veturës së Policisë dhe një veture civile në Gurrakoc të Istogut, pesë të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
"Sot, më 28.07.2026, rreth orës 00:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Gurrakoc-Istog. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë e Policisë dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy zyrtarë policorë të Rajonit të Mitrovicës dhe tre persona të tjerë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor", tha Rugova.
Ai bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë./Telegrafi/





































