LAJMI I FUNDIT:

A mund të luajë Depay në klubet e mëdha – mundësia e tij e dytë dhe e madhe i erdhi nga Barcelona

A mund të luajë Depay në klubet e mëdha – mundësia e tij e dytë dhe e madhe i erdhi nga Barcelona

Kur në verën e vitit 2015, Manchester United nënshkroi me një 21-vjeçarin Memphis Depay, u raportua se klubi anglez kishte paguar 34 milionë euro te PSV Eindhoven.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit në Angli dhe gjashtë vjet më vonë – pas një aventure katër-vjeçare në Francë – sulmuesi holandez po shkëlqen te Barcelona.


Aventura e Memphis zgjati vetëm dy vjet në Manchester para se ai të shitej në Lyon për rreth gjysmën e parave që lubi anglez pagoi fillimisht për të.

Në Francë, 27-vjeçari ka impresionuar dhe trajner holandez Ronald Koeman vuri re talentin e tij.

Këtë verë, pasi i përfundoi kontrata e tij me Lyon, Memphis u transferua në Barcelonë si lojtar i lirë dhe pavarësisht vështirësive financiare, klubi katalanas duket se bëri mirë me transferimin e tij.

Barcelona është e bindur se pas ecurisë zhgënjyese në Angli, Memphis do të jetë i etur për të bërë përshtypje në një klub të madh dhe për t’i treguar botës se çfarë është i aftë të bëjë.

Në ndeshjen e tij të parë në “Camp Nou”, Memphis i kënaqi tifozët e Barcelonës me një paraqitje të shkëlqyer që ishte edhe debutuese.

Pavarësisht se nuk arriti të shënojë, ai dha një asistim fantastik për golin e Gerard Pique dhe dukej shumë i përfshirë brenda ekipit.

Me Lionel Messin që nuk është më në klub, nuk ka dyshim që Memphis do të duket të bëhet lojtari kryesor i sulmuesit te skuadra katalanase. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Bundesliga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Premier League
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori