LAJMI I FUNDIT:

MSA nuk paraqet rrezik për industrinë e Kosovës

MSA nuk paraqet rrezik për industrinë e Kosovës

Tryeza e sotme e organizuar nga zyra e BE-së në Kosovë Tryeza e sotme e organizuar nga zyra e BE-së në Kosovë
Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) është një rast i mirë që ofron mundësi për zhvillimin ekonomik, por Kosova duhet të luftojë për një administratë shtetërore të depolitizuar dhe pa funksionalizimin e kësaj administrate Kosova do të ketë vështirësi të përfitoj nga kjo marrëveshje.

Kështu tha Tomas Gnooch nga Bashkimi Evropian në tryezën e organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së me temën “Diskutime në BE: Çfarë është impakti i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në ekonominë vendore”.


Kjo ngjarje synon të zbërthejë impaktin e MSA-së në aspektin ekonomik dhe implikimet e saj thelbësore për zhvillimin ekonomik, shkruan Lajmi.net.

Diskutimi u fokusua veçanërisht në fushën e liberalizimit të tregut, përafrimit të legjislacionit, rregullat e konkurrueshmërisë dhe aktivitetet për promovimin e investimeve siç është përcaktuar në kuadër të MSA-së.

MSA e cila pritet të hyj në fuqi në prill nuk do të paraqet rrezik për industrinë e Kosovës,meqë janë përshkallëzuar produktet për liberalizim të tregut.

Ish-ministri i MTI-së Bernard Nikaj tha se MSA është një marrëveshje më e mirë e mundur, marrëveshje kjo që duhet të implementohet me seriozitet nga të gjithë, si nga shoqëria ashtu edhe nga institucionet e shtetit. Sipas tij marrëveshja do të prek çdo pore të jetës tek konsumatori.

MSA prek edhe fushat e ekonomisë me një treg prej 500 milionë konsumatorë. Po ashtu sipas Nikajt vetëm a ka produkte nga prodhuesit vendor, sepse do të ketë treg unik në shtetet evropiane.
Po ashtu u tha se MSA është edhe një aleat për konsumatorët , me mbrojtjen e të drejtave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori