LAJMI I FUNDIT:

MrBeast zbulon fitimet nga videoja e parë në X, vendos t’i ndajë në një lojë për ndjekësit e tij – fatin mund ta provoni edhe ju

MrBeast zbulon fitimet nga videoja e parë në X, vendos t’i ndajë në një lojë për ndjekësit e tij – fatin mund ta provoni edhe ju

YouTuber-i i famshëm MrBeast është vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes me veprimin e tij.

Në një postim në faqen e tij X më herët gjatë ditës së sotme (22 janar), MrBeast zbuloi se ‘videoja e parë X’ e tij arriti një vlerë mahnitëse prej 250,000 dollarësh, përcjell Telegrafi.


Dhe ky nuk është fundi i historisë.

Kjo pasi që nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter/X, YouTuber-i i famshëm njoftoi se do t’u dhurojë 250,000 dollarë 10 përdoruesve të rastësishëm.

Dhe për të marrë pjesë, përdoruesit duhet të ripostojnë dhe ndjekin MrBeast në Twitter.

Siç ka bërë të ditur YouTuber-i, ai do të shpallë fituesit në 72 orë, që është e mërkura e ardhshme, 25 janar, në orën 13:30 ET / 11:30 PT.

Kjo nuk është hera e parë që MrBeast bën këtë lloj konkursi ku dhuron para për ndjekësit e tij. Vetëm majin e kaluar, Jimmy Donaldson dhuroi rreth 50,000 dollarë mes ndjekësve të tij në Instagram, vetëm sepse ishte ditëlindja e tij.

Dhe dinamika ishte pothuajse e njëjtë: ndiqni atë në rrjetet sociale, ndani një histori me një nga publikimet e tij të fundit dhe fituesit do të shpalleshin pas 72 orësh. /Telegrafi/