Liverpool ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 32 të Ligës Premier.

The Reds triumfuan si mysafirë të skuadrës londineze të Crystal Palace me rezultat 2-1.


Pjesa e parë i takoi skuadrës vendase të cilat edhe arritën të shënojnë një gol.

ccc 2

Ishte Luca Milivojevic që kaloi në epërsi Palacet në të 13 minuta na pika e bardhë, pasi që paraprakisht gjyqtari kishte gjykuar penalti.

Saido Mane në të 30 minutë shënojë gol për Liverpoolin, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Por, atë që së bëri në 45 minutshin e parë, Mane e bëri në minutën e katërt të pjesës së dytë.

Senegalezi morri një pasim të saktë prej James Milnerit dhe realizoi golin e barazimit.

1522502266857 lc galleryImage Soccer Football Premier L

Christian Benteke brenda dy minutave ('58, '59) dy herë u gjend i vetëm para portës së mysafirëve, por që nuk arriti ta ndëshkoi ish-skuadrën.

Golashënuesi i zakonshëm i Liverpoolit, Mohamed Salah sërish realizoi gol gjashtë minuta para përfundimit të takimit, i cili ishte goli i 29 këtë sezon.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi 2-1 për Të Kuqtë.

Pas kësaj, Liverpool ngjitët në vendin e dytë me 66 pikë ndërsa Crystali mbetet në të 15 me 30 sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app