0Shares

Mozziku ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me partneren e tij, Loredana Zefi.

Reperi dhe e dashura e tij ka kohë që kanë paralajmëruar projektin e ri dhe tashmë e kanë sjellë për fansat e tyre.

Kënga titullohet “Bonnie and Clyde” dhe dyshja vijnë si çift edhe në këtë projekt që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Lajmet për Loredanën Lajmet për Loredanën

Pasi u publikua në Spotify, kënga erdhi tash edhe si videoklip me dyshen që pritet të vazhdojnë të lansojnë projekte të përbashkëta edhe në të ardhmen.

Ky është projekti i parë për Mozzik pas hitit “Papa”, një realizim nga Miksu dhe Macloud që u bë hit gjatë kësaj vere.

Loredana po ashtu e realizoi hitin “Sonenbrille”, një debutim që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.

Lajmet për Mozzik Lajmet për Mozzik

Edhe  këngën “Bonnie and Clyde” e kanë realizuar dyshja Miksu dhe Macloud. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)