LAJMI I FUNDIT:

Mozzik dhe Loredana performojnë në festivalin më të madh evropian të hip-hopit dhe nuk ka munguar flamuri kombëtar

Mozzik dhe Loredana performojnë në festivalin më të madh evropian të hip-hopit dhe nuk ka munguar flamuri kombëtar
Mozzik dhe Loredana (Foto: Instagram/Mozzik/Loredana)

Reperi nga Kosova, Gramoz Aliu, ka performuar në skenën e festivalit të njohur evropian, Openair Frauenfeld, që mbahet çdo vit në Zvicër.

Mozzik në skenë e ka interpretuar hitin e tij në bashkëpunim me Veysel, “Ti amo”.


Lajmet për MOZZIK
Lexo po ashtu Lajmet për MOZZIK

Në skenën e këtij festivali është paraqitur edhe e dashura e reperit, Loredana Zefi, e cila e ka performuar hitin e saj, “Sonnenbrille”.

Openair Frauenfeld është një festival i përvitshëm i muzikës hip-hop që mbahet në Frauenfeld në muajin korrik.

Lajmet për LOREDANËN
Lexo po ashtu Lajmet për LOREDANËN

Konsiderohet si festivali më i madh në Zvicër që mbahet në një ambient të hapur dhe festivali më i madh i muzikës hip-hop në Evropë.

STOLZ OOO BABO 🇦🇱🇦🇱🥇 @openairfrauenfeldofficial

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on Jul 7, 2018 at 11:52am PDT

Është themeluar në vitin 1985 me emrin “Out in the Green Festival”, ndërsa në vitin 2007 iu ndërrua emri në Openair Frauenfeld.

Pharrell Williams ka qenë një prej performuesve në Openair Frauenfeld (Foto: Getty Images)

Mbi 150.000 njerëz e vizitojnë festivalin gjatë ditëve të që mbahet, ndërsa në skenën e tij kanë performuar yje të njohura, si Jay-Z, Eminem, Kanye West, Macklemore, Snoop Dogg, 50 Cent, Kendrick Lamar, A$AP Rocky, Wiz Khalifa, J. Cole, Cypress Hill dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/