"Moza, Moza, Moza...", momenti kur Arbana Osmani përsërit 13 herë pa pushim emrin e banores por ajo e injoron

Në spektaklin “Prime” të së premtes në Ferma VIP 3 nuk munguan tensionet, teksa u zhvillua një debat i ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe disa prej banorëve të tjerë të fermës.
Diskutimi u ndez me tone të larta, ndërsa poetja e njohur u përfshi në përplasje me Donën dhe Adionin, duke tentuar të sqaronte qëndrimin e saj për situatën që kishte ndodhur mes tyre.
Në një moment, moderatorja e emisionit, Arbana Osmani, u përpoq ta ndërpriste Mimozën për të rikthyer kontrollin e debatit dhe për t’i dhënë hapësirë edhe palëve të tjera. Por ndërhyrja e saj u kthye në një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Arbana e thirri Mimoza Ahmetin me radhë, duke e përsëritur emrin e saj: “Moza, Moza, Moza…” plot 13 herë pa ndërprerje.
(Shikoni momentin nga minuta 8:20)
- YouTube youtu.be
Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të moderatores, Mimoza duket se e injoroi ndërhyrjen dhe vazhdoi të fliste, duke shpjeguar me insistim debatin dhe duke këmbëngulur në argumentet e saj.
Ky episod u komentua gjerësisht nga publiku, me ndjekës që e cilësuan si një nga momentet më të tensionuara dhe më të pazakonta të “Prime”-it të fundit.
Mimoza Ahmeti, ndërkohë, mbetet një nga personazhet më të përfolura të këtij edicioni të Ferma VIP, duke u kthyer në një fenomen më vete në rrjetet sociale falë deklaratave, ironisë dhe mënyrës së saj të veçantë të komunikimit. /Telegrafi/






























































