LAJMI I FUNDIT:

Mourinho takohet me agjentët e tij mes thashethemeve për një kalim te PSG ose Real Madrid

Mourinho takohet me agjentët e tij mes thashethemeve për një kalim te PSG ose Real Madrid

Jose Mourinho thuhet se takoi dy ndihmësit e agjentit të tij Jorge Mendes të premten mes raporteve që e lidhin portugezin me Paris Saint-Germain dhe Real Madridin.

Sipas mediave Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, bashkëpunëtorët e Mendes, Hugo Valdir dhe Luis Correia takuan Mourinhon në Romë të premten.


Ishte një ditë e ngarkuar për portugezin, i cili gjithashtu drejtoi seancën stërvitore të Giallorossëve dhe u takua me tenistin serb, Novak Djokovic në fushën qendrore në Internazionali d’Italia.

Mourinho ka një kontratë në Olimpico deri në qershor të vitit 2024 dhe sipas Gazzetta dello sport, ai ende nuk ka marrë oferta konkrete nga klubet e tjera.

PSG dhe Real Madrid thuhet se janë të interesuar, por trajneri portugez tha javën e kaluar se gjigantët e Ligue 1 ‘nuk e kishin thirrur’ atë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Mourinho është ende në marrëdhënie të mira me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe e njëjta gjë është e vërtetë për agjentin e tij Jorge Mendes, por kjo nuk do të thotë se Los Merengues do të ndajnë rrugët me Carlo Ancelottin në fund të sezonit.

Gazeta italiane pretendon se Mourinho do të mbetet te Roma nëse nuk merr oferta ‘intriguese’ edhe pse 60-vjeçari pret më shumë investime nga klubi për t’u bërë pretendent i besueshëm për titullin e Serie A në sezonin 2023/24. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori