LAJMI I FUNDIT:

Mourinho sqaron të ardhmen e tij mes spekulimeve për një rikthim të mundshëm te Chelsea

Mourinho sqaron të ardhmen e tij mes spekulimeve për një rikthim të mundshëm te Chelsea

Jose Mourinho ka insistuar se ai është i gatshëm që të bëjë rikthimin e menjëhershëm në stol mes thashethemeve se tifozët e Chelseat po kërkojnë me çdo kusht rikthimin e tij në ‘Stamford Bridge’.

‘The Special One’ është momentalisht i papunë qe prej largimit të tij emocional nga Roma më herët gjatë këtij sezoni.


Krahas faktit që Mourinho ka humbur mbështetjen e një pjese të tifozëve të Chelseat për shkak se ka drejtuar klube si Manchester United dhe Tottenham, pjesa më e madhe e tyre kanë ende një afeksion ndaj njeriut i cili i udhëhoqi ata drejt fitimit të tre titujve të Ligës Premier.

Marrëdhenia mes tifozëve të klubit londinez dhe trajnerit aktual Mauricio Pochettino është momentalisht e tensionuar pas një serie të rezultateve dëshpëruese, e cila arriti kulmin vikendin që lamë pas me barazimin 2-2 ndaj Brentfordit.

61-vjeçari duket se po e shijon kohën e tij larg futbollit ndërsa momentalisht është në Arabinë Saudite aty ku të shtunën ishte pjesëmarrës në garën e Çmimit të madh në Jeddah, si dhe kishte ndjekur nga afër meçin e Anthony Joshuas dhe Francis Ngannou.

Mourinho në mes, Ronaldo dhe Totti pas krahëve të tij - legjendat e futbollit ishin mysafir në finalen e Kupës së Egjiptit
Lexo po ashtu Mourinho në mes, Ronaldo dhe Totti pas krahëve të tij - legjendat e futbollit ishin mysafir në finalen e Kupës së Egjiptit

Kur u pyet nëse ai është i gatshëm që të vazhdojë karrierën e tij si trajner, Mourinho dha një përgjigje të prerë.

“Nuk jam në pushim, unë dua të punojë. Unë dua të punojë por nuk dua që të marrë ndonjë vendim të gabuar. Unë duhet të pres për vendimin e duhur, atë që më motivon mua, por nëse do të mund të punoja nesër, unë do të punoja nesër”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori