LAJMI I FUNDIT:

Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarëve dhe tregon arsyen pse e ndëshkuan Zaniolon me karton të kuq

Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarëve dhe tregon arsyen pse e ndëshkuan Zaniolon me karton të kuq

Roma nuk ka arritur më shumë e një barazim pa gola 0-0 ndaj Genoas të shtunën pasdite në Olimpico.

Giallorosët shënuan një gol të vonshëm me Nicolo Zaniolon, por që pastaj ai u anulua pasi paraprakisht Tammy Abraham kishte shkaktuar një faull.


Vetëm dy minuta pasi shënoi golin, Zaniolo u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor dhe që habiti të gjithë pasi nuk dihej arsyeja pse ndodhi një gjë e tillë.

Ka qenë trajneri i Romës, Jose Mourinho që ka zbuluar arsyet se pse Zaniolo u përjashtua nga gjyqtari kryesor vetëm për një fjalë goje.

“Zaniolo u ndëshkua me karton të kuq pasi i tha gjyqtarit se për çfarë dreq faulli po vërshëllen. Tani më thoni, a do të ndëshkoheshin Chiellini në stadiumin e Juventusit apo Zlatani në San Siro pse ka thënë diçka të tillë”, u shpreh Mourinho pas ndeshjes.

“Mund të komentoj ndeshjen, por jo golin dhe kartonin e kuq të Zaniolos. Nëse këto janë indikacionet që kanë marrë gjyqtarët dhe ai është faull, atëherë duhet të ndryshojmë emrin  e këtij sporti, nuk mund të quhet më futboll”.

Tutje trajneri portugez ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë duke thënë se Roma është e vogël në sytë e pushtet.

“Nëse gjyqtari ka gabuar dhe duhet ta jepte gol, atëherë ai është i pari që duhet të jetë i pakënaqur dhe për ne të Romës kjo është një situatë e përjetuar më parë. Gjatë këtij sezoni na kanë ndodhur shumë raste të tilla. Nesër është një ditë e re. Roma është shumë e vogël në sytë e pushtetit”, u shpreh Mourinho i revoltuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori