LAJMI I FUNDIT:

Mourinho në këtë janar te Real Madridi, ia kërkon Perezit dy yjet e Interit

Mourinho në këtë janar te Real Madridi, ia kërkon Perezit dy yjet e Interit

Pas u shkarkua nga Manchester United, ka shumë zëra për të ardhmen e Jose Mourinhos.

Në Angli janë të bindur se ‘Special One’ po bëhet gati për t’u kthyer te Real Madridi.


Ai ka gati edhe kërkesat sa i përket blerjeve të para.

“Mbretërorët” janë në vështirësi dhe pozitat e trajnerit aktual Santiago Solari janë lëkundur së tepërmi ditëve të fundit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, po bën çmos që portugezi të pranojë ofertën e tij.

Numri një i klubit madrilen e vlerëson maksimalisht Mourinhon dhe ardhja e tij po tentohet të realizohet që na janar.

Modric dëshiron ende Interin, Perezi do të kundërpërgjigjet me Icardin
Lexo po ashtu Modric dëshiron ende Interin, Perezi do të kundërpërgjigjet me Icardin

Nëse kjo nuk realizohet, atëherë me shumë gjasa në verë ky operacion duket plotësisht i mundshëm.

Dy kërkesat e portugezit që i janë paraqitur presidentit Perez, janë dyshja  e Interit, Mauro Icardi dhe Milan Skriniar.

Reali i ri do të nisë pikërisht me këta dy emra, pasi ka nevojë të madhe për freskim. /Telegrafi/