LAJMI I FUNDIT:

Mourinho ka kërkuar nga klubi transferimin e Diogo Dalot

Mourinho ka kërkuar nga klubi transferimin e Diogo Dalot

Diogo Dalot mund të jetë transferimi i parë i Romës në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi portugez pëlqehet shumë nga Jose Mourinho që është duke kërkuar një anësorë të djathtë, për t’i bërë konkurrencë holandezit Rick Karsdorp.


Portugezi u rikthye në Manchester United pas një huazimi një vjeçar te Milani, por nuk po luan shumë nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

22-vjeçari dëshiron largimin nga Old Traford në mënyrë që ta gjej një klub ku do të luaj rregullisht, pasi këtë edicion është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje ku në shumicën nga to si zëvendësues.

Roma është gati që ta transferojë portugezin në janar për një shumë prej 10 milionë eurove. /Telegrafi/