eksperti-banner

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i hapur ndaj mundësisë për ta shitur mesfushorin ofensiv Brahim Diaz, me qëllim që të sigurojë fonde për objektivat kryesorë të klubit në afatin kalimtar të verës, raportojnë mediat spanjolle.

Tekniku portugez, i cili ka marrë përsipër detyrën për ta rikthyer Real Madridin në majat e futbollit pas dy sezonesh nën pritshmëri, ka nisur të zbatojë idetë e tij për ndërtimin e skuadrës.


Edhe pse drejtuesit e klubit e vlerësojnë shumë shkathtësinë dhe aftësinë e reprezentuesit maroken për të luajtur në disa pozita, Mourinho është i gatshëm ta sakrifikojë atë për të financuar transferime prioritare në repartin defensiv, siç është ai i mbrojtësit kroat Josko Gvardiol.

Sipas raportimeve, gjiganti madrilen mund të kërkojë një shumë të konsiderueshme, mes 60 dhe 80 milionë eurove, për të lejuar largimin e Brahim Diaz.

Me talentë si Arda Guler dhe Franco Mastantuono që ofrojnë alternativa të mjaftueshme në repartin ofensiv, situata e Brahim mund të ndryshojë shpejt gjatë këtij afati kalimtar veror.

Pas dy sezonesh që nuk kanë përmbushur plotësisht pritshmëritë e klubit dhe tifozëve, Mourinho ka nisur punën për të rindërtuar skuadrën sipas vizionit të tij.

Strategu portugez po kërkon të forcojë veçanërisht repartin defensiv, duke e konsideruar mbrojtjen si prioritetin kryesor për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

telegrafi sport app