eksperti-banner

Trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka bërë prioritet absolut transferimin e mesfushorit 21-vjeçar të West Hamit, Mateus Fernandes, me synimin për t’i dhënë një impuls të ri repartit të mesfushës së klubit spanjoll.

Pas rënies së West Hamit nga Liga Premier dhe krizës së papritur administrative që ka përfshirë klubin londinez, talenti portugez po kërkon aktivisht largimin nga Anglia për të shmangur paraqitjet në Championship sezonin e ardhshëm.


Mesfushori shumë i vlerësuar zhvilloi një sezon mbresëlënës në Ligën Premier, duke mbetur për pak jashtë listës së Portugalisë për Kupën e Botës.

Edhe pse gjigantët anglezë Manchester United dhe Chelsea kanë shfaqur interes dhe kanë bërë pyetje për situatën e tij, agjenti Jorge Mendes po punon për të realizuar transferimin që Mourinho e konsideron prioritet.

Aftësia për të kontrolluar ritmin e lojës, energjia e madhe në fazën defansive dhe cilësitë teknike e kanë bërë atë një nga talentët më të vlerësuar të brezit të ri.

Megjithëse vlera e Fernandes vlerësohet rreth 90 milionë euro, Mourinho beson se shpirtit luftarak dhe potencialit të jashtëzakonshëm të bashkëkombësit të tij i përshtaten në mënyrë perfekte projektit ambicioz të Real Madridit./Telegrafi/

telegrafi sport app