LAJMI I FUNDIT:

Motra e Rita Orës, Elena e befason këngëtaren duke iu shfaqur befasishëm në TV gjatë intervistës

Motra e Rita Orës, Elena e befason këngëtaren duke iu shfaqur befasishëm në TV gjatë intervistës
Foto: Today/YouTube

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Today”, ku ka hapur zemrën për jetën dhe karrierën e saj para prezantueses Hoda Kotb.

Një moment i papritur ka ndodhur gjatë intervistës, kur motra dhe menaxherja e saj, Elena, ka dalë papritur në ekran.


“Prit një minut, ajo është në televizion? Çfarë po ndodh? Nuk e di se çfarë po ndodh?”, tha Rita.

Rita Ora flet në emisionin e famshëm amerikan "The View" për Kosovën: Po të mos emigronim, me gjasë nuk do të isha këtu ku jam sot
Lexo po ashtu Rita Ora flet në emisionin e famshëm amerikan "The View" për Kosovën: Po të mos emigronim, me gjasë nuk do të isha këtu ku jam sot

“E di, unë thjesht jam në TV. Kështu që, ja ku jam, më në fund duke të shikuar ty dhe ju vajza po bëni punë të mirë”, iu përgjigj motra e saj Elena, teksa u shfaq në ekran me një mikrofon në dorë.

Më pas, Rita foli për lidhjen e ngushtë që dy motrat kanë me njëra-tjetrën, duke vlerësuar ndihmën e madhe që ajo i jep si menaxhere e saj, që nga fillimi i karrierës.

“Ajo ka qenë me mua që në fillim. Është një lidhje familjare, ne mundohemi të mbajmë një ekip të ngushtë familjar. Ajo është dy vite më e madhe se unë dhe vazhdon të më këshillojë çdo ditë”, tha Rita Ora, shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që merr nga motra e saj.

"Janë Ora-t këtu", Rita me nënën dhe motrën e saj marrin gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris
Lexo po ashtu "Janë Ora-t këtu", Rita me nënën dhe motrën e saj marrin gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris

Rita përndryshe është fëmija i dytë në familje pas Elenës, dhe dy motrat kanë edhe një vëlla më të vogël, të quajtur Don. /Telegrafi/

Rita dhe Elena Ora (Foto: Elena Ora/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori