LAJMI I FUNDIT:

Mosha kur do ta përjetoni seksin më të mirë të jetës

Mosha kur do ta përjetoni seksin më të mirë të jetës

Pas moshës 21, nuk është se ndiheni më edhe aq të gëzuar kur vjen festa e ditëlindjes. Por, kjo gjë do të ndryshojë tani.

Një hulumtim nga platforma onlineHappify’ e ka adresuar një çështje shumë të rëndësishme: Kur e përjetojnë njerëzit seksin më të mirë të jetës së tyre? – transmeton Telegrafi.


Sipas personave që janë në vitet e tyre të 50’ta dhe 60’ta (pra ata që duhet ta dinë këtë përgjigjen e kësaj pyetje), seksi më i mirë i jetës ndodh në vitet e 40’ta – më saktë, në moshën 46 vjeçare.

Hulumtuesit kanë zbuluar edhe disa fakte tjera interesante sa i përket seksit. Në mesin e këtyre fakteve është që çiftet të cilët bëjnë seks një herë në javë janë më të lumtur.

Gjithashtu, amerikanët – qoftë të martuar apo beqarë – bëjnë seks dy deri në tri herë brenda muaji.

Pra, mos u brengosni nëse nuk jeni duke bërë seks çdo ditë si fqinjët tuaj.

Sidoqoftë, ka një arsye të mirë se përse duhet të bëni seks rregullisht: shkencëtarët kanë zbuluar se çiftet e vjetra që bëjnë seks rregullisht janë më të lumtur sesa ata që bëjnë më rrallë.

Për fund, vlen të ceket fakti se 50% e çifteve kanë thënë se seksin më të mirë të jetës e kanë përjetuar me partnerin aktual – pavarësisht moshës. /Telegrafi/