Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që rrëmben vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë aktive dhe e ndjekur në Instagram.


Bukuroshja numëron mbi një milion ndjekës, ndërsa ndan imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar as pozat provokuese nga ana e saj.

Artistja nga Peja së fundmi është shfaqur e veshur në të brendshme të zeza, derisa ka befasuar me linjat atraktive trupore.

“Duke pritur për picën time”, ka shkruar ajo.

Komplimentet dhe reagimet ndërkohë nuk munguan nga miqtë e fansat në hapësirën për komente.

Morena momentalisht është duke shijuar suksesin e “Bad Girl”, të cilën e solli një muaj më parë në duet me reperin Stresi.

Projekti deri më tani ka kaluar shifrën e 1.8 milion klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/