LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku dhe Stresi zbulojnë datën e saktë të lansimit të këngës së re “Bad Gal”

Morena Taraku dhe Stresi zbulojnë datën e saktë të lansimit të këngës së re “Bad Gal”
Stresi dhe Morena Taraku (Foto: Instagram)

Artistët e njohur shqiptarë, Morena Taraku dhe Stresi, tash e disa ditë kanë qenë duke punuar në projektin e ri muzikor.

“Bad Gal” mban titullin kënga e dyshes, të cilën siç duket e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Ditën e sotme (e enjte) është vet reperi, ai i cili ka ndarë me ndjekësit datën e saktë të lansimit të këtij projekti.

Përmes një video të hedhur në InstaStory, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) zbulon se kënga e tyre e përbashkët do të prezantohet më 12 shtator (e shtunë).

“Me datën 12 shtator – premierë Bad Girl në bashkëpunim me Morena Tarakun”, ka thënë ai.

Morena Taraku sjell imazhe të tjera nga xhirimet e klipit të ri: Jeta ime është ëndrra juaj
Lexo po ashtu Morena Taraku sjell imazhe të tjera nga xhirimet e klipit të ri: Jeta ime është ëndrra juaj

Të njëjtit në vazhdimësi kanë ndarë pamje nga xhirimet e videoklipit të ri, duke u treguar fansave se çfarë mban në tërësi kjo këngë.

Ky njëherësh është bashkëpunimi i dytë i Morenës dhe Stresit, pas “Ki me bo” që e sollën në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori