LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku i del në përkrahje Fifit: Edhe ne artistët dimë të qajmë e të hidhërohemi, jemi të gjithë njësoj

Morena Taraku i del në përkrahje Fifit: Edhe ne artistët dimë të qajmë e të hidhërohemi, jemi të gjithë njësoj

Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë një prej personazheve më të komentuar të Big Brother VIP që nga hyrja e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fifi është komentuar shpesh për gjendjen e saj emocionale, pasi është prekur dhe ka qarë shumë herë nga situatat e krijuara aty brenda.


Lidhur me këtë ndjeshmëri që e karakterizon, ka reaguar së fundmi modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Morena përmes një fotografie të Fifit të publikuar në InstaStory, ka shkruar disa fjalë për këngëtaren e hitit “Marova”, duke cekur vlerat e saj të larta si artiste.

"Kam vuajtur gjashtë vite, kam pirë ilaçe qetësimi", Fifi largohet duke qarë nga diskutimi me banorët
Lexo po ashtu "Kam vuajtur gjashtë vite, kam pirë ilaçe qetësimi", Fifi largohet duke qarë nga diskutimi me banorët

Morena gjithashtu arsyeton gjendjen e luhatshme emocionale të Fifit brenda BBV, duke thënë se e kupton tërësisht, pasi një përvojë të ngjashme ajo e ka kaluar gjatë izolimit të saj në shtëpinë e “VIP Shpija” që ishte organizuar dikur në Kosovë.

Ky është shkrimi i plotë që Morena ia dedikuar shoqes së saj, Fifit, për eksperiencën e saj brenda BBV:

“Doja thjeshtë të shkruaja diçka për ty, jo për Fifin që njohin sot njerëzit dhe këngët e saj, por për Fifin që njohim ne shoqëria e saj më shumë se 15 vite. Unë të njoh mirë dhe nuk jam e vetmja…njoh brendësinë tënde të shpirtit, atë brendësi që krijon këngë për dashurinë, atë copë shpirti që jep dashuri të pa fund, atë Fifin që për pak derdh lot se brenda saj ka një shpirt plot ndjenja. Diamantet thonë që t’i marrin sytë por vlera e saj kushton, edhe shpirti i një artisti ka vlera dhe ndjenja që bota e jashtme nganjëherë nuk i kupton e na quajnë të marrë. Dita brenda është e gjatë, e dimë vetëm ata që e kemi provuar të jemi pjesë e një spektakli, sepse 24 orë brenda janë sikur 20 ditë jashtë e edhe më të vështirë e bëjnë kamerat e njerëzit që nuk njohim aty, dhe secili mundohet të nxjerr në pah diçka të bukur nga vetja e nuk mendon se sa lëndon tjetrin…Ti je Fifi që shpërthen në të qara e në të qeshura sepse brenda teje nuk ka filtera se ti jeton brenda botës tënde…Në botën e artit reflektorët dhe kamerat marrin shumë copa të shpirtit tonë me vete sa herë ndizen e fiken dhe këtë pak njerëz në botë e kuptojnë. E për fat të keq presin që ne gjithmonë të jemi të buzëqeshur…por ja që edhe ne dimë të qajmë e të hidhërohemi, jemi të gjithë njësoj, vetëm se të metat tona gjykohen sepse shihen në publik, kurse të tjerët jetojnë jashtë kamerave”, ka shkruar Taraku në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori