Moratan e duan të gjithë në Angli

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata vështirë se dot ë mbetet në Juventus pas kampionatit evropian.
Spanjolli ka treguar formë të lartë edhe në Euro 2016 dhe kështu pas tij janë vënë disa skuadra të mëdha angleze.
Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal janë skuadrat që e duan Moratan.
Juventus vështirë se do të heqë dorë nga ylli i saj pa 35 milionë euro.
Ndërkohë mediat në Itali dhe Angli kanë raportuar se favoritë për transferimin e ish-anëtarit të Real Madridit mbetet Chelsea që ka biseduar me lojtarin për kushtet personale dhe është e gatshme t’ia plotësojë ato. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































