LAJMI I FUNDIT:

Montella: I lumtur me rezultatin, por ekipi duhet të mësojë t’i menaxhoj ndeshjet    

Montella: I lumtur me rezultatin, por ekipi duhet të mësojë t’i menaxhoj ndeshjet    

Vincenzo Montella këmbëngul se fitorja stresuese 3-2 e Milanit ndaj Rijekës ishte një përvojë e çmuar e të mësuarit dhe një hap përpara për ekipin.

Rossonerët ishin në epërsi 2-0 ndaj Rijekës me golat e Andre Silvas dhe Mateo Musacchios kur pranuan dy gola në dhjetë minutat e fundit për të rrezikuar fitoren.

Milani vazhdon mbretërimin në Ligën e Evropës (Video)
Lexo po ashtu Milani vazhdon mbretërimin në Ligën e Evropës (Video)

Por, i riu Patrick Cutrone shënoi në minutën e fundit shtesë për fitoren 3-2 duke ruajtur rekordin e 100 për qind në Ligën e Evropës për Rossonerë.

Megjithatë, trajneri Montella theksoi se ekipi duhet të marr mësim t’i menaxhoj ndeshjet deri në minutën e fundit, ndërsa ishte i kënaqur me karakterin e treguar në fund.

Milan 3-2 Rijeka, vlerësimi i futbollistëve (Foto)
Lexo po ashtu Milan 3-2 Rijeka, vlerësimi i futbollistëve (Foto)

“Ne duhet të rritemi në mënyrën se si trajtojmë ndeshjet”, ka thënë fillimisht Montella për Sky Sport Italia.

“Kjo ishte një përvojë e çmuar e të mësuarit dhe ne sjellim në shtëpi dijeninë që duhet të kontrolloni një ndeshje edhe pas minutës së 70-të”.

Festa e lojtarëve pas golit të fitores

“Unë dua të theksoj frymën e ekipit, edhe pa mbetur energji, që solli fitoren në shtëpi”.

“Është një rezultat i shkëlqyeshëm, ndoshta jo aq shumë sa i përket rezultatit, por është një hap i madh përpara për ekipin”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori