LAJMI I FUNDIT:

Monchi: Leicesteri bllokoi transferimin e Mahrezit te Roma ose Barcelona

Monchi: Leicesteri bllokoi transferimin e Mahrezit te Roma ose Barcelona
during the Caraboa Cup Fourth Round match between Leicester City and Leeds United at The King Power Stadium on October 24, 2017 in Leicester, England.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka zbuluar se Leicester City bllokoi largimin e anësorit egjiptian, Riyad Mahrez, gjatë verës.

Në Angli, është pohuar se Mahrez kurrë nuk ishte objekt i ndonjë oferte gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht se reprezentuesi i Algjerisë bëri një kërkesë publike për largim.


Por, Monchi e ka kundërshtuar këtë pikëpamje, duke zbuluar se Roma, ashtu edhe Barcelona, janë përpjekur të nënshkruajnë me Mahrezin përpara fillimit të sezonit.

Mahrez ka vendosur të largohet nga Leicesteri në janar
Lexo po ashtu Mahrez ka vendosur të largohet nga Leicesteri në janar

Sipas drejtorit sportiv të Romës, skuadra angleze ka bllokuar largimin e tij duke mos konsideruar asnjë ofertë në drejtim të algjerianit.

Mahrez ka qenë shumë i kërkuar gjatë verës (Getty Images)

“Mahrez? Ne u përpoqëm ta merrnim atë”, ka thënë fillimisht Monchi për Gazzetta dello Sport.

“Ne ishim në kërkim të një anësori të majtë sulmues, por Leicesteri na tha ‘jo’, ashtu siç bënë edhe për Barcelonën”.

Formacioni me 11 lojtarët që Barcelona dështojë t’i transferojë gjatë verës (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni me 11 lojtarët që Barcelona dështojë t’i transferojë gjatë verës (Foto)

“Prandaj vendosëm të blejmë Patrik Schick (nga Sampdoria), një investim për klubin, edhe nëse nuk ishte profili që ne po kërkonin”, përfundoi drejtori i Romës.

Ndryshe, Mahrez kërkohet nga Roma si zëvendësues i Mohamed Salah i larguar drejt Liverpoolit, ndërsa Barça e kërkonte në vend të Neymarit që shkoi te PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori