LAJMI I FUNDIT:

Monchi e dëshiron De Rossin te Sevilla

Monchi e dëshiron De Rossin te Sevilla
Daniele De Rossi. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Daniele De Rossi pritet të largohet nga Roma pas 18 viteve të kaluara në klubin e fëmijërisë.

Legjenda e Romës ka pasur për qëllim të vazhdoj me klubin, por kanë qenë krerët e Giallorosëve që nuk i kanë ofruar rinovimin.


Por De Rossi karrierën mund ta vazhdoj në La Liga, pasi është ish-drejtori sportiv i Romës, tani te Sevilla Monchi që po e dëshiron transferimin e tij.

De Rossi ishte vet që tregoi se kishte biseduar me Monchin për vazhdimin e kontratës te Roma, por me largimin e tij nuk e kontaktoi askush.

Daniele De Rossi. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Kësisoj Monchi tani po këmbëngul për ta bindur Danielen që t’i bashkohet atij në La Liga.

Mbetet të shihet nëse De Rossi do të vendos të qëndrojë në Evropë apo do të luaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

New York Red Bull, LA Galaxy e Toronto janë skuadrat që po e duan kapitenin aktual të Romës. /Telegrafi/