LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur skuadra e Khabibit futen në oktogon dhe sulmojnë McGregorin

Momenti kur skuadra e Khabibit futen në oktogon dhe sulmojnë McGregorin

Përballja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për titullin e peshave të lehta në UFC përfundoi me kaos në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Pak sekonda pasi Conor e dorëzoi luftën dhe Khabib u shpall fitues, rusi kaloi mburojat e oktogonit dhe kërceu në turmë për t’u përleshur me skuadrën e irlandezit.


Khabib fiton ndaj Conorit, por menjëherë eskalon gjithçka: Rusi kërcen në turmë dhe përleshet me ekipin e irlandezit
Lexo po ashtu Khabib fiton ndaj Conorit, por menjëherë eskalon gjithçka: Rusi kërcen në turmë dhe përleshet me ekipin e irlandezit

McGregor pas gjithë kësaj qëndroi në kafaz, por këtu u sulmua nga njerëz të skuadrës së Khabib.

Në një moment që është publikuar së fundmi shikohet Conor duke u grushtuar nga një pjesëtar i skuadrës së Khabib i veshur zi dhe pastaj nga turma futet dikush tjetër (i veshur me ngjyrë të kuqe lartë), dhe e godet atë nga pas.

Pas gjithë kësaj Conor është shoqëruar në zhveshtore nga polica dhe sigurimi, ashtu si Khabib.

Ceremonia e ndarjes së titullit është shtyrë për një afat të pacaktuar nga presidenti i UFC-së, Dana White.

White menjëherë pas gjithë këtij kaosi i kishte kërkuar edhe Khabibit të largohet nga oktagoni për arsye sigurie (nga frika se do ketë përleshje masive). Rusi fillimisht refuzon duke kërkuar titullin, por në fund pranon dhe kështu edhe ai shoqërohet nga polica dhe sigurimi niset drejt zhveshtores. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori