LAJMI I FUNDIT:

Khabib fiton ndaj Conorit, por menjëherë eskalon gjithçka: Rusi kërcen në turmë dhe përleshet me ekipin e irlandezit

Khabib fiton ndaj Conorit, por menjëherë eskalon gjithçka: Rusi kërcen në turmë dhe përleshet me ekipin e irlandezit

Kampioni i peshave të lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, arriti të mbrojë titullin ndaj Conor McGregor.

Rusi mbetet i pamposhtur në karrierën e tij, duke fituar në 27 takime sa ka pasur në total në karrierën e tij.


30-vjeçari fitoi me plotë meritë në raundin e katër, por në fund gjërat dolën nga kontrolli dhe ceremonia e ndarjes së titullit u shty për një herë tjetër.

Më poshtë keni çdo gjë rreth kësaj përballje (nga nisja drejt oktagonit, deri te momentet e kaosit në fund të tij):


Presidenti i UFC-së, Dana White, i kërkoi Khabibit të largohet nga oktagoni për arsye sigurie (nga frika se do ketë përleshje masive). Rusi fillimisht refuzon duke kërkuar titullin, por në fund pranon dhe kështu i shoqëruar nga polica dhe sigurimi niset drejt zhveshtores.


Raundi 4: Khabin menjëherë mori dominimin dhe pas një lëvizje tipike të mundjes arrin të mbërthejë Conorin në pjesën e qafës, kështu irlandezit i vështirësohet frymëmarrja dhe dorëzohet. FITON KHABIB.

Raundi 3: Në këtë raund të dy sportistët qëndruan më shumë në këmbë, Conor është treguar më i kujdesshëm dhe më i rrezikshëm, por nuk arriti të jep ndonjë goditje shumë të fortë drejt Khabib.


Raundi 2: Khabib jep një goditje të fuqishme me të djathtën dhe menjëherë fut përfundi Conorin dhe në vazhdim i jep një seri të goditjeve irlandezit, por Conor arriti të ngrihet në këmbë në fund të raundit.


Raundi 1: Gjithçka fillon me një përleshje trup me trup pasi kjo është edhe ajo që Khabib dëshiron pasi është specialist në mundje, por Conor ia doli të mbahet mirë, edhe pse ishte gjithmonë nën rusin.


Ecja e kampionit aktual drejt oktagonit:


Conor duke u futur në oktagon:

Momenti kur Khabib largohet i shoqëruar nga policia dhe sigurimi:

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori