LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Messi u ndal nga policia kufitare kineze pasi udhëtoi në Pekin me pasaportën e gabuar

Momenti kur Messi u ndal nga policia kufitare kineze pasi udhëtoi në Pekin me pasaportën e gabuar
(Foto: Screenshot/Twitter)

Lionel Messi është ndaluar nga kontrolli kufitar kinez gjatë fundjavës, pasi kishte udhëtuar me pasaportën e gabuar.

Superylli i futbollit kishte udhëtuar drejt Pekinit me truprojën dhe një numër miqsh, përfshirë bashkëlojtarin Angel Di Maria, përpara miqësores së Argjentinës me Australinë që zhvillohet të enjten.


Megjithatë, teksa mbërriti në kryeqytetin e Kinës, ai u përball me zyrtarët kufitarë të cilët nuk ishin të kënaqur me pasaportën që ai përdorte – njofton Daily Mail.

Sipas mediave kineze, incidenti ndodhi për shkak se Messi kishte udhëtuar me pasaportën e tij spanjolle në vend të asaj argjentinase.

35-vjeçari besohet të ketë përdorur pasaportën spanjolle për shkak se mendonte që Tajvani ishte pjesë e Kinës dhe raportohet të jetë dëgjuar duke i pyetur zyrtarët e kufirit: “Tajvani a nuk është Kina?”.

Lionel Messin do të jetë sportisti i pestë më i paguar në vit në SHBA
Lexo po ashtu Lionel Messin do të jetë sportisti i pestë më i paguar në vit në SHBA

Pasi i informoi zyrtarët kufitarë se nuk e kishte pasaportën argjentinase, iu deshën dy orë që shtatë herë fituesit të Topit të Artë t’i jepej viza, në mënyrë që të zgjidhte çështjen dhe të largohej nga aeroporti.

(Foto: Getty)

Sprova e fundjavës nuk mbaroi me kaq, pasi – sipas mediave shtetërore kineze – më pas Messi u ‘bllokua’ përkohësisht në hotelin ku qëndronte në Pekin së bashku me lojtarët e Argjentinës, meqë një numër i madh tifozësh u mblodhën jashtë për ta takuar atë.

Qindra tifozë u përpoqën të hynin përmes hyrjes kryesore të hotelit, ndërsa një tifoz i madh i kampionit të botës shpenzoi mbi 10.000 juanë (1.300 euro) në dhoma, me qëllimin për ta parë idhullin e tij.

Gruaja e Messit bëhet virale pasi fansat e dëgjojnë për herë të parë duke folur anglisht
Lexo po ashtu Gruaja e Messit bëhet virale pasi fansat e dëgjojnë për herë të parë duke folur anglisht

Grumbullimi i tifozëve bëri që seanca stërvitore e Argjentinës të dielën të vonohej për arsye sigurie, pasi ishte e pamundur që lojtarët të largoheshin nga hoteli, sidoqoftë ata ia dolën të stërviteshin më vonë gjatë ditës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori