LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messin do të jetë sportisti i pestë më i paguar në vit në SHBA

Lionel Messin do të jetë sportisti i pestë më i paguar në vit në SHBA

Ardhja e Lionel Messit në MLS ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pasi njoftoi se kishte vendosur të zgjidhte Inter Miami si destinacion të ri, tifozët e futbollit në SHBA mezi presin ta shohin atë muajin e ardhshëm në garat zyrtare.

Dhe megjithëse Messi thuhet se refuzoi një pagë nëntëshifrore që i ofroi skuadra arabe Al-Hilal, por edhe ato që ofruan Jorge Mas dhe David Beckham nuk duken aspak keq.


Sipas Fox Soccer, Lionel Messi do të bëhet sportisti i 5-të më i paguar në vit në Shtetet e Bashkuara.

Paga e superyllit të futbollit argjentinas do të jetë vetëm më e ulët se e katër yjeve të NBA, ndërsa do të jetë më e lartë se e çdo lojtar në NFL dhe MLB.

Ylli i Phoenix Suns, Devin Booker dhe qendra e Minnesota Timberwolves, Karl Anthony Towns do të vazhdojnë të jenë lojtarët më të paguar në vit, duke fituar 56.1 milionë dollarë secili, .

I treti është Nikola Jokic i Denver Nuggets me 54.5  milionë dollarë, ndërsa i katërti është katër herë kampioni i NBA, ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry me 53.8 milionë dollarë.

Dhe më pas, në vendin e pestë, do të jetë paga vjetore e Lionel Messit, e cila pritet të jetë 53.7 milionë dollarë.

Përveç ofertës së Al-Hilal, kampioni aktual i Kupës së Botës kishte edhe një propozim nga Barcelona, ​​ por Lionel Messi shpjegoi se vendimi i tij për të zgjedhur Inter Miami nuk ishte i bazuar në para.

Superylli argjentinas tregoi se dëshironte të ishte jashtë vëmendjes së futbollit evropian dhe se mezi priste të kalonte më shumë kohë me familjen e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori