LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur ariu hapi derën e një veture në pyll

Momenti kur ariu hapi derën e një veture në pyll

Sa herë që udhëtoni në vende malore, sigurohuni që keni mbyllur derën e makinës, edhe në qoftë se zona përreth duket e qetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video interesante e një ariu u publikua, i cili hapi derën e një veture, ndërsa pronari i makinës vëzhgonte nga larg.


Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme ariu afrohet qetë, dhe një grumbull i njerëzve dëgjohet duke bërtitur, ndërkaq duket se kafsha trembet dhe largohet nga aty.

Ata që në fillim diskutonin nëse pronari kishte mbyllur derën e veturës, e kuptuan të kundërtën kur ariu e hapi atë. /Telegrafi/