LAJMI I FUNDIT:

Momenti i festës së çmendur të Plisave me lojtarët pas golit të pabesueshëm në sekondat e fundit

Momenti i festës së çmendur të Plisave me lojtarët pas golit të pabesueshëm në sekondat e fundit
????????????????????????????????????

Prishtina realizoi absolutisht fitoren më të madhe të sezonit të premtën në Prizren.

Atëherë kur të gjithë prisnin që të ndeshja në Prizren të përfundonte me barazim dhe në Gjilan po bëheshin përgatitjet për festë, ndryshe menduan lojtarët e Prishtinës.


Momenti i festës së golit… Foto: PrishtinaFC.com

Një harkim në zonë e shfrytëzoi si është më së miri Mërgim Pefqeli i cili shënoi me kokë për 1-0 dhe golin e madh të fitores.

Me t’u shënuar ky gol Pefqeli natyrisht se zhveshi fanellën e tij dhe shkoi të festonte me Plisat, disa prej të cilëve edhe hynë në fushë nga momenti i gëzimit teksa e gjithë tribuna u çmend.

Shumë prej tifozëve ishin edhe në lot gëzimi pas këtij goli që i mbajti ata në ankth në minuta të tërë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte gjakftohtësia e Mirel Josës, i cili natyrisht duke mos ju besuar syve qëndroi vetëm në një vend i shtangur teksa përqafohej nga pjestarë tjerë të klubit.

Mirel Josa gjakftohtë gjatë gjithë takimit, Foto: PrishtinaFC.com

Gëzimi i madh zgjati për disa minuta, pasi është ky gol që pikërisht mund t’ia sjellë titullin Prishtinës.

Fundjavën e ardhshme klubi nga kryeqyteti është nikoqir i Dritës në atë që është ndeshja e fundit e sezonit, apo thënë ndryshe, një finale e kampionatit kosovar në futboll.

Plisat të pandalshëm gjatë gjithë takimit, besuan në skuadrën e tyre, Foto: PrishtinaFC.com

Drita është në pole pozicion pasi Prishtinës i duhet fitore me dy gola epërsi për t’u shpallur kampion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori