LAJMI I FUNDIT:

Momenti i Bartomeut që të përfshihet në negociata për Neymar: Mungesa e parave, shkëmbimet, refuzimi i ofertës së parë dhe gjithçka tjetër që po ndodh

Momenti i Bartomeut që të përfshihet në negociata për Neymar: Mungesa e parave, shkëmbimet, refuzimi i ofertës së parë dhe gjithçka tjetër që po ndodh
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Largimi i Neymar nga Paris Saint-Germain po hyn në fazë vendimtare pasi Barcelona , Real Madrid dhe Juventus, po vazhdojnë të luftojnë për sulmuesin brazilian.

Tani është koha që Barcelona të bëjë lëvizjen e madhe, pasi PSG e hodhi poshtë ofertën e fundit për huazim të martën, ndërsa Real Madridi kanë dërguar staf në Paris për të negociuar.

Tani është koha që Josep Maria Bartomeu të futet në lojë, megjithëse presidenti e ka punën e tij dhe rrallë është pjesë e negociatave.

Josep Maria Bartomeu . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Klubi nuk ka para të gatshme, dhe shumica e lojtarëve që ofrohen në shkëmbim nuk duan të shkojnë në PSG.

Jordi Bordas dhe Eric Abidal, udhëtuan në Paris disa ditë më parë, megjithëse Bartomeu nuk mori pjesë. Por tani është radha e tij, që edhe ai të futet në valle.

Kryesia dhe stafi i kanë kërkuar Bartomeu të udhëheqë negociatat, duke e ditur që cdo gjë mund të vendoset në Doha, edhe pse presidenti nuk ka marrëdhëniet më të mira me Katarin.

Është koha që presidenti të bëjë një veprim vendimtar, pasi dhoma e zhveshjes te Barcelona po e bën presion dhe e duan Neymar.

Neymar dhe Al-Khelaifi (Foto: Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

E premtja mund të jetë dita kyçe.

RAC1 thonë se klubi francez i ka dhënë një ultimatum për ta përmirësuar ofertën e tyre fillestare ose lojtari do të shkojë diku tjetër.

Barcelonë duan me çdo kusht të nënshkruajë marrëveshjen me lojtarin për ta shmangur një kalim te Real Madridi.

Bartomeu është i vetmi që mund t’i japë dritën jeshile për një oferte tjetër nga Barcelona.

Mbetet një situatë e vështirë ekonomike, me të cilën duhet të përballet presidenti.

Ousmane Dembele mbetet në tryezë, veçanërisht pas lëndimit dhe situatës që krijoi lojtari më një lëndim që kishte. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori