Christian Pulisic është në rrugë të mirë që të bëhet futbollisti i jashtëzakonshëm, ndërsa Frank Lampard e krahason atë me Eden Hazardin.
Chelsea e bleu për afër 65 milionë euro nga Borussia Dortmund dhe fillimisht u mendua se klubi kishte gabuar me investimin dhe shumë kush kishte dyshime.
Në sezonin e tij të parë të plotë në futbollin anglez, Pulisiç ka 10 gola dhe 10 asistime në 32 ndeshje.
Christian Pulisic (Foto: Chelseafc.com)
Mbrëmë kundër Liverpoolit, amerikani dha një nga shfaqjet më të mira të tij prej së është pjesë e Ligës Premier.
Frank Lampard e futi Pulisicin në lojë nga bankina në minutën e 59-të dhe brenda 14 minutave ai dha një asistim dhe shënoi një gol.
Christian Pulisic Vs Liverpoolpic.twitter.com/KfGRM29umr
— BNS Comps (@BnsComps) July 22, 2020
Chelsea humbi ndeshjen me rezultat 5-3, por Pulisic i kujtoi botës se ai tashmë është lojtari kryesor i Bluve dhe trashëgimtari i fronit të Eden Hazard.
Edhe Jurgen Klopp u pa duke buzëqeshur kur Pulisic shënoi për 4-3.
Lampard kishte deklaruar se amerikani po e ka ndikimin e njëjtë që Hazard e kishte më parë në këtë skuadër.
Chelsea sezonin e ardhshëm pritet të jetë edhe më i fortë me Timo Werner dhe Hakim Ziyech, ndërsa pritet edhe ardhja e Kai Havertz. /Telegrafi/
Numri i votuesve
Vota të përpunuara
Të vlefshme
Dalja në zgjedhje