LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Marrëveshja e Prespës nuk mund të përsëritet

Mogherini: Marrëveshja e Prespës nuk mund të përsëritet

Marrëveshja Prespa është një mundësi unike për pajtimin dhe mbylljen e kontestit dy dekadash të gjatë në mes të Shkupit dhe Athinës, kjo mundësi nuk mund të përsëritet më, tha përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimi Evropian, Federica Mogherini, në intervistën e dhënë për AIM-në.

“Kam pasur privilegjin për të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev në qershor përgjatë Liqenit të Prespës. Të dyja palët kanë treguar guxim politik, udhëheqje, përgjegjësi dhe kanë punuar pa u lodhur për të kapërcyer dallimet dhe problemet e vjetra dhe për të arritur këtë marrëveshje historike që të gjithë Evropa e ka mirëpritur.


Tani ekzistojnë procedura kombëtare për zbatimin e marrëveshjes që ndodhin në të dyja palët dhe kjo duhet të mbrohet dhe respektohet. Unë e kuptoj ndjeshmërinë dhe kompleksin historik të kontestit, si dhe shqetësimet e shprehura. Kontesti nuk ekziston për aq kohë pa ndonjë arsye, megjithatë, siç e kemi parë në të kaluarën, sa më gjatë kalon koha, aq më e vështirë është gjetja e zgjidhjeve. Procesi i negocimit duhet të ketë qenë i dhimbshëm dhe rezultati është një kompromis. Por është një kompromis që përmbush me sukses interesat kyçe të të dyja palëve. Pozicioni ynë është i qartë: BE e mbështet plotësisht marrëveshjen e arritur. Kjo është një mundësi unike për pajtimin në Ballkanin Perëndimor, i cili mund të mos përsëritet. Shpresoj që të gjitha palët do të kapin momentin dhe do të sigurojnë një të ardhme në BE për vendin, një të ardhme që i gjithë kombi shpreson për vite të bëhet realitet”, tha Mogherini.

Ajo vlerëson se, nëse shfrytëzohet momenti që të përmirësohen me reformat të cilat janë të nevojshme, atëherë para Maqedonisë do të shikohet një progres i madh.

“Shtetet Anëtare kanë hapur rrugën për të filluar negociatat në qershor të këtij viti, në bazë të kushteve të qarta. Kjo është pjesë e angazhimit tonë të shtuar në rajon, e cila është me interes për të gjithë, si për shtetet anëtare ashtu edhe për rajonin, shton ajo.

Sipas Mogherini, kjo marrëveshje historike mund të kontribuojë në transformimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori