LAJMI I FUNDIT:

Modric: Ronaldo na mungon, çdo ekipi do t’i mungonte

Modric: Ronaldo na mungon, çdo ekipi do t’i mungonte
Cristiano Ronaldo - Luka Modric (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Luka Modric ka folur hapur duke thënë se Cristiano Ronaldo dhe golat e tij i mungojnë në këtë sezon Real Madridit.

Ronaldo u largua në verë në drejtim të Juventusit dhe ky largim ka ndikuar shumë te Mbretërit, pasi kanë 26 gola më pak se tani në këtë kohë.


Këtë largim e ndjen edhe ylli kroat, Modric, i cili ka folur për mungesën e portugezit te Reali.

Real Madridi ka humbur 26 gola nga 'epoka e Ronaldos'
Lexo po ashtu Real Madridi ka humbur 26 gola nga 'epoka e Ronaldos'

“Cristiano është një lojtar që çdo ekipi do t’i mungonte. Kërkimi për një zëvendësues të tij është pothuajse i pamundur”, ka thënë fillimisht Modric.

Modric dhe Ronaldo duke festuar së bashku një gol (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Sigurisht që ne e ndjejmë mungesën e tij, duke pasur parasysh gjithçka që ai bëri për klubin. Ajo që klubi u përpoq të bënte ishte ndarja e barrës midis lojtarëve dhe kjo nuk është e lehtë”.

“Cristiano shënoi 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë tjetër që mund ta bëjë këtë”.

Dyshja Modric-Ronaldo kishin raporte të shkëlqyera (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Disa duhej të bënin një hap përpara, jo për t’i shënuar 50 gola, por të paktën 15-20, ose edhe dhjetë gola. Kjo është ajo që na mungon”.

“Kjo është arsyeja pse mendoj se shënimi është problemi ynë më i madh këtë sezon”.

Courtois: Ronaldo i mungon Real Madridit, por askush nuk flet për të
Lexo po ashtu Courtois: Ronaldo i mungon Real Madridit, por askush nuk flet për të

“Për shembull, në ndeshjen e Copa del Rey kundër Barcelonës kemi krijuar shumë shanse, por një rival me cilësinë e tyre të ndëshkon”.

“Cristiano nuk është këtu, kështu që nuk mund të ankohemi për dhjetë vitet e ardhshme që nuk e kemi atë”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori