LAJMI I FUNDIT:

Courtois: Ronaldo i mungon Real Madridit, por askush nuk flet për të

Courtois: Ronaldo i mungon Real Madridit, por askush nuk flet për të

Largimi i Cristiano Ronaldos është ndjerë fort nga Real Madridi, sipas portierit Thibaut Courtois, por lojtarët e klubit nuk po e vajtojnë humbjen e ish-yllit të tyre.

Ronaldo u largua si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Real Madridit dhe u bashkua me kampionin italian, Juventusin, në muajin korrik.


Me largimin e sulmuesit portugez edhe forma e Los Blancos ka rënë në erë gjatë këtij sezoni, pasi nuk janë më lider dhe bindës.

Benzema në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldon, francezi merr rolin e liderit te Real Madridi
Lexo po ashtu Benzema në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldon, francezi merr rolin e liderit te Real Madridi

Courtois arriti nga Chelsea një muaj pas largimit të Ronaldos dhe belgu këmbëngul se ai nuk përfolët në zhveshtore, pavarësisht se i mungon ekipit.

“Askush nuk flet për të në dhomën e veshjeve”, ka thënë fillimisht Courtois në një intervistë me gazetën belge Het Nieuwsblad.

“Është kryesisht shtypi që e përfol emrin e tij”.

Presidenti i La Ligas, Tebas: Largimi i Ronaldos nuk na ka dëmtuar
Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas, Tebas: Largimi i Ronaldos nuk na ka dëmtuar

“Ka pasur ndeshje që kemi humbur në të cilën bëmë 10 shanse, por nuk shënuam”.

“Në të njëjtën kohë ai shënon dy gola për Juventusin. Atëherë është e lehtë të flasësh për të”, përfundoi portieri i Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori