LAJMI I FUNDIT:

Modifikimet speciale në H1 Hummer, i bëjnë makinat tjera SUV të duken shumë të thjeshta

Modifikimet speciale në H1 Hummer, i bëjnë makinat tjera SUV të duken shumë të thjeshta

Të gjithë do donin ta kishin një Hummer, derisa ky është edhe më i pëlqyeshëm

Hummer është një makinë shumë e dashur edhe për ata që nuk i duan model ushtarake, që kanë përmasa gjigante dhe duken shumë të egra, transmeton Telegrafi.

Dashamirësit e këtyre makinave, që ka kohë që nuk prodhohen, mundohen të gjejnë H1 Hummer sa më të mirëmbajtur, derisa paguajnë çmime marramendëse nëse duan t’i blejnë.

Mil-Spec Automotive ka bërë modifikime speciale në një model të tillë, duke bërë që makinat tjera SUV të duken shumë të thjeshta dhe që nuk i mund të kalojnë nëpër të gjitha terrenet.

Ky model me katër dyer, i ka amortizatorët shumë më mëdhenj, që ia kanë ngritur platformën në masë të madhe, duke ia mundësua të kalojë edhe gurët mëdhenj që i dalin përpara.

Brendia ka pësuar të shumta, në bazë të kërkesës së klientit, duke u rimodeluar me lëkurë dhe disa pjesë që gjenden vetëm në makina luksoze.

Të blerit e një H1 Hummer nuk është e lirë, pasi kushton jo më pak se 195 mijë euro, çmim me të cilin mund të blihej një makinë tërësisht e re dhe shumë më e mirë. /Telegrafi/