Mjekët ia hoqën nga kafka shpatën gjigante


Tinejxheri i kishte thirrur shokët e klasës në shtëpi, por njëri prej shokëve kishte marrë me vete një armë të rrezikshme, shkruan Metro. Ende nuk dihet si arriti shpata e gjatë 50 centimetra të futet në ballin e Zhangut. Megjithatë ai ishte me fat që shpëtoi gjallë pasi mjekët në spitalin lokal refuzuan ta operonin.
“Tre shokë të klasës erdhën të më vizitonin në shtëpi dhe njëri kishte sjellë me vete një shpatë. Ai ishte larg meje 3-4 metra. Nuk e di se si shpata fluturoi e mu ngul në kokë. Ndjeva dhimbje të madhe dhe gjaku ma mbuloi fytyrën”, ka thënë Zhang, i cili po e merr veten nga plaga.
Pasi u refuzua nga mjekët e spitalit lokal, djaloshi u detyrua të udhëtojë edhe për dy orë me plagën në kokë në spitalin e afërt të Changshasë ku kirurgët ia hoqën shpatën.
Kryekirurgu i spitalit tha: “Për fat shpata nuk kishte prekur arteriet në kafkë dhe nervat kryesore, përndryshe do të ishte mesele tjetër”. /Telegrafi/




































