Mitrovicë, qytetari gjen një shumë të parave në rrugë - policia fton të lajmërohet pronari i tyre


Në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, këtë të mërkurë është paraqitur një qytetar, i cili ka njoftuar se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë kishte gjetur një shumë të parave.
Sipas policisë, me gjithë përpjekjen për identifikimin e pronarit të parave në lokacionin ku ishin gjetur paratë, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë.
“Andaj policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, apo të kontaktojë policinë në numrin 192”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/03/2024




































